Sekretari i Mbrojtjes në Britani Gavin Williamson është shkarkuar nga puna pas një hetimi mbi rrjedhjen e informacionit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Theresa May mori këtë vendim pasi ishte informuar për sjelljen e tij, pas një hetimi mbi rrjedhjen.
Ajo kishte “humbur besimin në aftësinë e tij për të shërbyer në rolin e tij “, thuhej në deklaratë.
Hetimi vjen pasi u raportua se ministrat kishin ngritur shqetësime rreth një plani për të lejuar qasje të kufizuar të Huawei për të ndihmuar në ndërtimin e rrjetit të ri 5G në Mbretërinë e Bashkuar.
Williamson ka qenë Sekretar i Mbrojtjes që nga viti 2017.