Theret me thikë një 15-vjeçar në Obiliq, policia identifikon të dyshuarën

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një i mitur rreth moshës 15-vjeçare, është therur me thikë në Obiliq, ndërsa e dyshuara lidhur me këtë rast është identifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një i mitur i moshës rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq. Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njejtit i është ofruar ndihma mjekësore”, tha Borovci.

I njëjti shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarën, kurse po vazhdon me trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur.

Të ngjashme