Një 18-vjeçar është therur me thikë dje në oborrin e kolegjit “Mehmet Akif”, ku ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Emergjencës, Policia është njoftuar nga spitali lidhur me rastin, ku ka dalë një patrullë policore për të marrë deklaratë nga viktima.
Ngjarja ka ndodhur pasi i riu ka përfunduar mësimin, me ç’rast në oborrin e shkollës, duke lozur, nga pakujdesia është therur nga i dyshuari me një brisk.
Zyrtarët policorë kanë konfiskuar mjetin e mprehtë, ndërkohë që viktima ka marrë trajtimin mjekësor.
Ndërsa ndaj të dyshuarit, Policia ka hapur rastin “Mbajtje ne pronësi , kontroll ose posedim te paautorizuar te armëve”.