Theret me thikë një i mitur në Podujevë, pëson lëndime të rënda

Prishtinë | 17 Tet 2024 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është therur në Podujevë nga një i mitur tjetër.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë policia.

Të ngjashme