Theret me thikë një i mitur nga dy persona në Prishtinë

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Pas një sulmi fizik me dy persona, një i mitur është therur me thikë, këtë e bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Personi i lënduar ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Sipas raportit të Policisë personat pas aktit janë larguar dhe deri më tani janë të panjohur për autoritetet përkatëse.

VRASJE NË TENTATIVË

Prishtinë 04.01.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur, pas një zënke është sulmuar fizikisht nga  dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, dhe të njëjtit e kanë therur me thikë viktimën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” thuhej në raport.

Të ngjashme