Është sulmuar me thikë një i mitur dje në Lipjan.
I dyshuari po ashtu i mitur sipas policisë gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
“Lipjan 20.11.2023 – 13:00. Pas një mosmarrëveshje, i dyshuari i mitur, ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë thikë viktimën e mitur. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti nga policia është cilësuar “Vrasje në tentativë”.