Një ngjarje e fundit ka ndodhur në Korçë, ku një person është plagosur me thikë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur një konflikti të çastit. Një i ri është plagosur dhe po transportohet në spital.
I plagosuri mësohet se është Armando Trimi.
“Në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë, shtetasi A.T, rreth 24 vjeç, dyshohet të jetë dëmtuar me mjet mprehës nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Shtetasi A.T, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.