Një person është sulmuar me thikë në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
I njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa sulmuesi gjendet në arrati.
“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.