Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një therje me thikë në Prishtinë. I plagosuri ështe ndërguar për tretman në QKUK, ndërsa dorasi ka ikur në drejtim të panjohur, raporton EkonomiaOnline.
“Raportohet se për shkaqe të panjohura viktima mashkull K-Shqiptar është therë me thikë nga një i person i panjohur i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.