Theret me thikë një person në Prizren, arrestohet i dyshuari

| 08 Sht 2023 | 10:49 | Nga

Është therur me thikë një person në Prizren dhe është arrestuar një i dyshuar në lidhje me këtë rast.

Bëhet e ditur se personi i therur me thikë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme