Patinatori nga Kazakistani, Denis Ten, është therur për vdekje në moshën 25 vjeçare.
Mediumi Kazinform ka raportuar se Ten kishte vdekur pasi ishte therur nga dy burra të cilët kishin provuar t’ia vidhnin pasqyrat e veturës në qytetin më të madh të këtij vendi, Almaty.
Ai ishte dërguar në spital ku edhe ishte ndarë nga jeta të enjten.
“Fatkeqësisht, ai nuk është më në mesin tonë”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.
Ten e kishte fituar medaljen e bronztë në lojërat olimpike dimërore në Sochi më 2014, por kishte përfunduar në podium edhe në kampionatet botërore 2013 dhe 2015 kur e kishte fituar medaljen e argjendtë, respektivisht të bronztën.