Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar të hënën në Gjakovë, ku një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur nga tre persona.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50.
“Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se ishte therur nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas dyshohet se i kishin grabitur një shumë të hollave”.
Të dyshuarit e rastit që është iniciuar si “grabitje” janë në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar