Të mërkurën një burrë në Lipjan ka plagosur me thikë dy persona.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 13:39 derisa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Rasti nga policia është cilësuar si vrasje në tentativë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë