Të martën rreth orës 22:00, një person është therur me thikë në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, transmeton Klan Kosova.
“Fushë Kosovë 01.08.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte godit me thikë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e goditjes me thikë viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar thikën e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.