Një konflikt verbal mes disa personave ka degraduar në përdorimin e thikës dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Mango” në Sarandë.
I plagosuri i identifikuar si Berti Tahiraj gjatë transportimit me makinë private drejt spitalit të Sarandës është përfshirë në aksident rrugor.
Mediat në Shqipëri raportojnë se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia mësohet se ka shoqëruar disa persona për ngjarjen.