Ngjarja ka ndodhur në rrugën Zija Shemsiu.
Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi kanë sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte.