Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për të njëjtin rast, veçse një në Prishtinë e tjetrin në Lipjan.
Dy të dyshuarit kanë therur me thikë nga një person.
“Policia e Kosoës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë një person.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar thika. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Është arrestuar një i dyshuar në Lipjan pasi i njëjti ka therur me thikë një person i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.
Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.