Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të therjes me thikë në Prizren.
Rasti ka ndodhur në mesnatë në rrugën “Njazi Alishani”, ndërsa viktima është në rrezik për jetë.
“Rr. Njazi Alishani, Prizren, 12.11.2021 – 00:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e viktimës është në rrezik për jetë”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.