Një therje me thikë dyshohet se ka ndodhur në qendër të Mitrovicës, ku nga raportimet e para thuhet se rasti ndodhi në rrugën “Evlia Qelebia”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë tri patrulla policore dhe autoambulanca.
Policia siç thonë dëshmitarët ka bllokuar rrugën dhe po mbledh pamje nga kamerat e sigurisë tek vendi i ngjarjes.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.