Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Ismail Qemajli” në Vushtrri, disa të mitur e kanë sulmuar me thikë një tjetër djalë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“Viktima mashkull K/Shqiptar (i mitur) ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti pas një zënke është sulmuar fizikisht (me thikë) nga disa të dyshuar meshkuj (të mitur). Në lidhje me rasti janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.