Një person është therrur me thikë në Çagllavicë.
Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kështu tha për Ekonomia Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë”.
“Policia menjëherë ka filluar me trajtimin e të gjitha informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.