Mesfushori spanjoll e ka lavdëruar yllin brazilian, i cili është i huazuar në “Allianz Arena” nga Barcelona
Thiago Alcantara shpreson që Bayern Munichu do ta mbajë në ekip Philippe Coutinhon.
Ylli brazilian aktualisht është i huazuar në “Allianz Arena” nga Barcelona.
Por, duket se gjiganti bavarez nuk do ta blejë përfundimisht kartonin e përfaqësuesit brazilian.
Sidoqoftë, Thiago thotë se Coutinho është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe se do të ishte madhështore nëse ai mbetet në Bayern.
Coutinho nuk ka bindur sa duhet në Gjermani.
Ai nuk e pati një eksperiencë pozitive as në Camp Nou, prej nga mund të largohet gjatë verës.
Interesim për ish-futbollistin e Interit, Espanyolit e Liverpoolit ka shfaqur Chelsea.