Thinja në moshë të re? Cilat janë arsyet

Prishtinë | 19 Nën 2024 | 01:13 | Nga Ekonomia Online

Flokët e bardha apo gri nuk tregojnë medoemos plakjen. Flokët fillojnë të zbardhen kur rrënjët nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që i jep ngjyrë flokëve.

Thinjat fillojnë të shfaqen zakonisht në moshën 30-vjeçare, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja.

Përpos melaninës janë disa faktorë të tjerë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave.

Pirja e duhanit, faktorët e jashtëm mjedisorë si rrezet ultravjollcë dhe ajri tepër i ndotur janë shkaktarë të flokëve gri.

Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jetë një shenjë e sëmundjes vitiligo, anemi (kur trupi e ka të vështirë thithjen e vitaminë B12) ose problemet që përfshijnë hipofizën apo gjëndrat tiroide.

Të ngjashme