Thirr prej Shqipërisë për vetëm 15 cent minutën

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Duke filluar nga nesër – më 15 Qershor – të gjithë klientët e IPKO-së, të cilët udhëtojnë për në Shqipëri, mund të shijojnë komunikimin me më të dashurit e tyre për njëçmimdhjetëra herë më të ulët.

Çmimi i thirrjes nga Kosova dhe Shqipëria drejt të gjithë operatorëve në të dyja vendet,është vetëm 15 cent për minutë, përderisa SMS-ët janë 0.6 cent, ndërsa 14 cent kushton një Mega-Byte. Prandaj, kur udhëtoni në Shqipëri, sigurohuni që roamingun ta keni tëndezur.

E njohur për pakot e telefonisë mobile më të mira në vend, IPKO ka krijuar katër pako të reja të cilat mund të përdoren ekskluzivisht në Kosovë dhe Shqipëri.Dypako janëpër klientët me parapagim apo me rimbushje dhe dy të tjera për klientët me kontratë.Këto pako janë përplot me benefite, duke filluar nga 250 minuta, 300 SMS dhe 3GB, deri në 1000 minuta dhe 20 GB të cilat mund të përdoren në të dyja vendet, Kosovë dhe Shqipëri.

Përderisa, ata të cilët duan të përdorin vetëm internetin në telefon, atë mund ta bëjnë duke aktivizuar pakot ekzistuese regjionale më të mira të romingut, duke thirrur në *478#.

Për më shumë rreth çmimeve dhe pakove, ju lutem vizitoni: www.ipko.com

IPKO fillon aplikimin e heqjes së tarifave të romingut për klientët e saj, duke e respektuar vendimin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë për heqjen e tarifave të romingut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme