Partia Demokratike në Shkodër iu ka bërë thirrje qytetarëve për bojkot masiv të procesit të votimit.
Kreu i PD-së, Xhevdet Amuli tha se shkodranët nuk do të lejojnë që në Shqipëri të rikthehet komunizmi.
“Ditën e djeshme të gjithë qytetarët shkodranë kanë qenë pjesë e një skenari dhune dhe të paprecedentë, të urdhëruar nga Ed Rama dhe zbatuar nga drejtues të PS së Shkodrës nën mbrotjen e Lleshajt dhe ushtrisë.
Të gjithë kemi parë se si kanë shpërthyer dyert e shkollave me pinca speciale dhe gurë fresibël në shkelje të ligjit. Rama, Lleshaj dhe banda e tyre janë përgjegjës për këtë dhunë të paprecedentë. Dita e sotme është grahma e fundit e pushtetit të tyre keiminal, të cilët po mundohen ta trukojnë. Ne e dimë se këto janë votime muniste, antikushtetuese, joligjore dhe të pavlefshme. Shkodra i ka thënë jo njëherë komunizmit dhe nuk do të lejojë që prjekti i Edi Ramës dhe kriminelëve që e rrethojnë të shëndërrohet në realitet.
Të dashur bashkëqytetarë ju bëjmë thirrje që të bojkotoni masivisht farsën zgjedhore të Edi Ramës në ditën më të fundit të pushtetit të tij kriminal. Mos votoni sot. Braktiseni, injorojeni dhe përbuzeni këtë farsë antievropiane që askush nuk ka të drejtë t’ia imponojë popullit”, -deklaroi ndër të tjera Amuli./oranews