Strategjia demobilizuese e zerave mospajtues dhe opozitarë duke i delegjitimuar ata si tradhti kombëtare ose qëndrime pro-serbe, e të ngjashme, kalon çdo kufi të debatit te hapur politik e demokratik.
Mund të jetë efikase për ta shkatërruar kundërshtarin, prandaj edhe pëlqehet nga politikanët dhe militantët e tyre, por kostoja e saj është e larte, duke qenë se e dëmton jetën politike.
E plagos rëndë jetën politike ose rrezikon ta zhbeje fare politiken, duke e shndërruar atë nga një luftë simbolike ndërmjet politikanëve për të vërteta politike, në luftë reale ndërmjet publikut për “patriotë” e “tradhtarë”.
Liderët politikë duhet ta braktisin përfundimisht këtë retorikë si vegël politike dhe të distancohen qartazi e të dënojnë kategorikisht gjuhën e stilit: jo, unë patriot gjak shqiptari, jo, ti tradhtar gjak serbi.
Asnjë politikan nuk është pa përgjegjësi dhe pa faj qe ka degjeneruar gjuha politike në kete derexhe. Pavarësisht nese je politikan i VV-së, i PDK-së, i LDK-së a i AAK-së, nuk mundesh me u shfajesu tash kur kjo gjuhë po shpërndahet te qytetarët, sepse je vetë ti ai/ajo që je shërbyer me të në mënyrë aktive a pasive dhe e ke ushqyer atë.
Prandaj, nese je ai/ajo qe i ke thënë Hashimit a Isës, argat i Serbiseë; Albinit, agjent i Rusisë; gazetarit, mercenar i Serbisë; komentatorit politik, i shitur i Serbisë; ose i ke lene vetem dy mundësi politike: ja me UÇK-në, ja me Millosheviqin; ja me Rugovën, ja me Serbinë; ja me Albinin, ja me Vuçiqin, e pisllëqe tjera, ose i perket nje partie a organizate politike qe i kanë thënë keto per rivalët ose kritikët politike, i ke tri rrugë:
Per hir te kulturës se komunikimit demokratik, lirisë së opinionit dhe te sigurisë se qytetarëve, ndaloni këtë gjuhë, duke e braktisur atë dhe duke u distancuar nga përdoruesit e saj! Kthejuni politikës!