Thirrje për aplikim në skemën e grandeve “Zhvillimi i ndërmarrësisë në komunën e Rahovecit”

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit, ka publikuar thirrjen për skemën e grandeve “Zhvillimi i ndërmarrësisë në komunën e Rahovecit”. Me lansimin e skemës së grandeve për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrësisë do të ndihmojë në plotësimin e nevojave të të bërit biznes.

Kjo skemë e grandeve do të mundësojë që projektet cilësore biznesore të implementohen dhe zhvillohen më tej, duke krijuar kështu vende të reja pune. Këto vende të reja të punës do të gjenerohen nga rritja e ndërmarrjeve ekzistuese që veprojnë në sektorët me potencial më të madhe për zhvillim. Synimi i përgjithshëm i thirrjes është zhvillim socio-ekonomik komunal i balancuar përmes përkrahjes së zhvillimit të bizneseve në sektorin e zhvillimit ekonomik në komunën e Rahovecit.

Synimet specifike të kësaj ThPP janë: Krijimi i vendeve të reja të punës, me  theks të veçantë për gjininë femërore dhe të rinj dhe Zhvillimi i ndërmarrësisë që kontribuon direkt ne zhvillimin e sektorit të ekonomisë.

Aplikacioni mund të shkarkohet ne WEB-faqen e Komunës së Rahovecit, ose të tërhiqet në zyrat e Drejtorisë për  Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, aplikacioni i plotësuar duhet dorëzuar në adresën: Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm ,Komuna e Rahovecit Rr. Dëshmorët e Pashtrikut p.n.

Zyrtarja përgjegjëse:  Znj.Saranda Shala +383 49/471-787, afati për dorëzimin e aplikacionit është nga: 27 korrik deri me 27 gusht 2020.

Të ngjashme