Thirrje për ty

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Linda Shaqiri)

Thërras,
Me zë të vyshkur,
Nga britma e malit,
Me djersën e ballit,
Nga loti i djalit.

Qëndro aty!
Mbi varret e tua,
Bëhu dëshmitar,
I kohës së shkuar.

Thërras,
Nga beteja e humbur,
Por jo edhe lufta,
Me frymën në fyt,
Por akoma gjallë.

Qëndro aty!
Hap varret e tua shqip,
Do bëhen dëshmitar i kohës,
Shkruar përmbi dhe,
Për të gjithë ne,
Histori e gjallë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme