Klay Thompson ka thyer rekord të trepikëshave në NBA, me 14 sosh në ndeshjen ndaj Chicago Bulls.
Me 52 pikë në tri periudha, Thompson ndihmoi Golden State Warriorsin të fitojë me rezultat të thellë 149:124.
“Luftëtarët” shënuan 92 pikë vetëm në pjesën e parë, më së shumti nga një skuadër mysafire dhe e dyta në histori pas Phoenix Sunsit që më 1990 kishte shënuar 107 pikë ndaj Denverit.
92:50 ishte rezultati i pjesës së parë, duke treguar se diferenca prej 42 pikësh ishte e katërta më e thellë në histori të ligës nga një skuadër mysafire.
Me 14 trepikësha, Thompson kalon bashkëlojtarin Steph Curry që mbante rekordin nga viti 2016 kur kishte shënuar 13 trepikësha ndaj New Orleans Pelicans.