Tashmë thuajse të gjithë liderët e partive politike kanë arritur që të shkojnë në zyrën e Kryesisë aty ku edhe do të mbahet takimi i thirru nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.
I pari që arrit në takim ishte kreu i AAK Ramush Haradinaj, kryetari i LDK Lumir Abdixhiku, kreu i PDK Memli Krasniqi, kryetari i Guxo Faton Peci, e po ashtu edhe kryetaret e partive politike të komuniteteve pakicë.
Aty ende nuk ka arritur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ai i Nisma-s, Fatmir Limaj.





