Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.
Persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës dhe kanë vjedhur një çantë, ku pronari i veturës kishte pasaportën, 1800 euro para të gatshëm dhe një palë syze.
Njësia përkatëse policore kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt..