Mbrëmë rreth orës 23:00, janë thyer dhe demoluar zyrat e organizatës studentore “Studim Kritikë Veprim”. Sipas një njoftimi për medie, aktivistët e SKV-së, e kanë denoncuar rastin tek Policia e Kosovës, me ç’rast ekipet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes për të mbledhur dëshmitë e nevojshme.
“Studim Kritikë Veprim” shpreh shqetësim për këtë incident të ndodhur ndërsa “u bëjmë thirrje organeve të rendit dhe instancave kompetente të ndërmarrin masat e nevojshme në drejtim të hetimit të rastit dhe ndjekjes penale të autorëve të këtij veprimi”.