Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit kanë hyrë në histori sa i përket daljes së qytetarëve në vendvotimet brenda Kosovës. Sipas procesimit të më shumë se 98.3 për qind të vendvotimeve, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 890, 859 qytetarë.
Përditësimin e gjeni KËTU

Në përqindje, kjo do të thotë se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar më shumë se 44 për qind e atyre me të drejtë vote.
Rekordi i mëhershëm ishte vendosur më 9 shkurt sivjet. Atë kohë në qendrat e votimit në Kosovë kishin votuar 871 mijë e 662 votues. Ndërkaq bashkërisht me votat e diasporës dhe atyre në përfaqësi, numri kishte mbërritur në 966 mijë vota.