Shkolla fillore e mesme e ulët ‘Lekë Dukagjini’ në komunën e Prizrenit ditën e djeshme ka rënë pre e keqbërësve.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se drejtoresha e shkollës ka raportuar rastin në Polici, ku ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka hasur në një dritare e cila ishte e thyer.
Gazeta mëson se personat e panjohur që kanë arritur të depërtojnë brenda hapësirave të objektit shkollor, kanë dëmtuar disa fletore të evidencave të librave shkollor.
Njëstitet policore bashkë me krim teknikën kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa ende nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen personat e dyshuar.