T’i kthehemi punës në Kuvend para datës 15 Shtator

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 17:33 | Nga Sejdi Hoxha

Kosova po përballet me shumë probleme, numri i qytetarëve të infektuar nga virusi COVID-19 ende është shumë i madh, respektimi i rregullave për mbrojtje nga pandemia po vështirëson shumë punën normale të bizneseve, shumë nga to në mungesë të mbështetjes nga shteti po bankrotojnë, dhe shumë qytetar po mbeten pa vendet e tyre të punës, shteti duhet të veproj shpejtë në këtë drejtim.

Probleme të tjera me rëndësi që kërkojnë trajtim të menjëhershëm janë edhe roli i Kuvendit në bisedimet që do të ndodhin në mes të Kosovës dhe Serbisë me 4 shtator, si dhe përgatitjet për fillimin e mësimit në shkolla. Qeveria e Kosovës nuk ka bërë përgatitjet e duhura të cilat garantojnë respektim të rregullave shëndetësore, për pasojë mundë të ballafaqohemi me pasoja shumë të rënda.

Aktualisht janë mbi 100 projektligje të cilat presin të diskutohen në Kuvend secila nga to ka rëndësi të veçanet dhe ndikon në lehtësimin e jetës së qytetarëve. Kërkoi nga Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe shefat e grupeve parlamentare që menjëherë t’i ftojnë deputetet që t’i kthehen punës në Kuvend.

Këtë e kemi obligim moral ndaj qytetareve!

Të ngjashme