“Ti studente e mjekësisë që i gjykon njerëzit”, Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet ndjekëses

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja, Dafina Zeqiri është në prag të lansimit të albumit të saj, “Dafinë Moj”. Në këtë album janë të përfshira disa bashkëpunime me artistë të ndryshëm vendorë.

Së fundmi të publikojë disa fotografi nga prapaskenat e realizimit të albumit, Dafina në një prej imazheve u shfaq duke ngritur gishtin e mesit lartë.

Dhe për këtë gjest, ajo mori disa kritika nga ndjekësit, të cilave nuk ka hezituar që t’iu kundërpërgjigjet.

“Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina?”, kishte pyetur një ndjekëse në anglisht, ndërkohë që Dafina i është përgjigjur duke shkruar: “A duhet të të shpjegohem ty ose dikujt tjetër e dashur? Më lini të jetoj dhe bëji vetes një favor e dashur, shko jeto tënden dhe ndalo së menduar punët dhe veprimet e të tjerëve! Zot jam kaq e lidhur nga njerëzit mendjelehtë si ti! Këtu e thash këtë! Mirupafshim”.

Më vonë, një tjetër ndjekëse i ka replikuar këngëtares në po të njëjtin koment, duke mbrojtur komentuesen paraprake dhe duke i shkruar: “Jo, ajo nuk është mendjelehtë, ti nuk je e edukuar”.

Dafina nuk ka mundur të rezistojë pa iu kundërpërgjigjur edhe kësaj replike në një përgjigje të gjatë, ku thekson se ajo ndjehet në rregull me veten përderisa shikon vetëm punët e veta.

Të ngjashme