Skender Hyseni paska thene sot se Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gervalla po e paraqesin Kosoven si vend te korruptuar! Jo vetem Skenderi, por edhe eksponente tjere te opozites e kane thene kete gje disa here.
Me i tregu botes se po e lufton krimin dhe korrupsionin, nuk do te thote se po e prezanton Kosoven si vend te korruptuar, por se po lufton nje te keqe qe miqte nderkombetare ta kane dhene obligim me e luftu, meqe ata e kane pikas kete problem edhe pa ua thene ne. Por, ndaras kesaj, luften ndaj krimit dhe korrupsionit e ke obligim ta besh si politikan dhe si lider politik e shteteror i vendit tend.
Edhe vete Skender Hyseni dhe plot eksponente te tjere te opozites, do te duhej ta benin kete gje me vullnet dhe entuziazem. Madje, me informacionet qe kane per personazhet e krimit dhe te korrupsionit nga partitte e tyre, do ta ndihmonin shume prokurorine per ta pasur nje pune sa me efektive ne kete drejtim. Nese ti flen e zgjohesh me krimin dhe korrupsioinin, natyrisht se ai nuk zvogelohet, por rritet.
Vete fakti se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit sipas Transparency International, mjafton me ardhe ne perfundim se deklaratat politike te krereve te vendit, nuk e kane njollos Kosoven, por e kane ndihmuar ate. Ne duhet te jemi pergjegjes dhe transparent para qytetareve tane, por edhe para miqve qe na mbeshtesin ne progresin drejt Perendimit.
Prokuroria, policia, gjyqet dhe qytetaret duhet ta dine se qeveria e mebshtet fuqishem luften kunder krimit dhe korrupsionit dhe se ne kete pike me ne eshte edhe faktori nderkombetar.