Tifozat Kuq e Zi edhe një herë ishin mjaft të zëshëm dhe krijuan atmosferë të jashtëzakonshme në ndeshjen e fundit të Kombëtares shqiptare, e cila e mposhti Poloninë me rezultat 2:0 në “Air Albania” në Tiranë.
Ata thonë se nuk janë thjeshtë tifozë, por pasardhës të një historie të lavdishme dhe një familje, duke u shprehur se bëjnë mijëra kilometra nga anë të ndryshme të botës për ta përkrahur Kombëtaren.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tifozëve të flaktë dhe besnikë të Kuqezinjve.