PSG e konsideron të pamjaftueshme ofertën 160 milionë euro për Mbappen. PSG e ka pranuar gjithashtu se lojtari dëshiron të largohet.
Real Madridi tashmë ka bërë ofertë zyrtare për Kylian Mbappen.
13 herë kampionët e Evropës kanë ofruar 160 milionë euro për 22-vjeçarin, ofertë që është refuzuar nga Paris Saint Germain.
Leonardo, drejtori sportiv i klubit, ia bëri me dije Realit se nuk do ta lënë të lirë Mbappen nën shifrën e 180 milionë eurove, aq sa kanë paguar për të në vitin 2018, një vit pasi e morën në formë huazimi nga Monaco.
Sido që të jetë, për një lojtar që ka vetëm një vit kontratë dhe në qershor të 2022 mund të largohet falas, tifozët mendojnë se oferta e Realit është fantastike.
Shumica e tifozëve të PSG-së, të pyetur nga El Chiringuito, kanë pranuar shitjen e Mbappes këtë verë.