City rrëmbeu pikët e plota pasi e mundi në shtëpi 5-0 Arsenalin. Në ndeshjen që u zhvillua në Etihad, Arsenali luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 35′, pasi Granit Xhaka u përjashtua me të kuq.
Tre gola në jesën e parë dhe dy në të dytën i shënuan të besuarit e Pep Guardiolës që dhuruan spektakël në shtëpi.
Granit Xhaka e braktisi para kohe sfidën. Në minutën e 37-të, mesfushori shqiptari bëri një ndërhyrje të rrezikshme, por nuk e preku shumë kundërshtarin. Por, pavarësisht kësaj, për gjyqtarin ishte ndërhyrje e rrezikshme, duke e përjashtuar me të kuq.
Ndërkohë, tifozët e Arsenalit bënë një gjest mjaft të çuditshëm. Ata nisën ta festonin golin e katërt të Cityt të shënuar nga Rodri.
Për fatin e tyre të keq, Arsenali ende nuk ka realizuar gol në tri ndeshjet e para të sezonit, teksa i ka pranuar nëntë.