Romelu Lukaku ishte subjekt i thirrjeve raciste të tifozëve, gjatë fitores së Interit, 2 me 1 ndaj Cagliarit.
Tifozët e Cagliarit e kanë quajtur ‘majmun’ para dhe pasi sulmuesi shënoi penaltinë e cila e fitoi ndeshjen në minutën e 72-të, transmeton koha.net.
Trajneri i Interit, Antonio Conte tha pas lojës “Unë realisht nuk kam dëgjuar asgjë nga pankina. Megjithatë është e vërtet se përgjithësi në Itali nevojitet më shumë arsimim”.
Edhe ish sulmuesi i Juventusit, Moise Kean e edhe mesfushori Blaise Matuidi gjatë prillit të kaluar kanë qenë subjekt i thirrjeve raciste nga tifozët e Cagliarit.
Paneli disiplinorë i Serisë A, prapë ka ndërmarr ndonjë mas ndaj këtij klubi.