Tifozët e Chelseat protestojnë për Superligën

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Superliga e Europës, e lancuar nga 12 klube të mëdha nga Spanja, Italia e Anglia ka alarmuar pjesën më të madhe të futbollit, përfshirë edhe tifozët, të cilët janë totalisht kundër këtij turneu.

Ditën e djeshme u mbushën rrjetet sociale me reagime kundër, ndërsa sot tifozët kanë dalë në terren për të kundërshtuar me forcë Superligën e Europës.

Tifozë të Chelsea kanë protestuar para stadiumit “Stamford Bridge” ditën e sotme për ndalimin e krijimit të Superligës. Chelsea është një prej klubeve themeluese të kompeticionit.

Të ngjashme