Tifozët e Crvena Zvezdës i kanë fyer shqiptarët me këngët që i kënduan në pikën kufitare të Jarinjës, ku nuk u lejuan të futeshin në territorin e Republikës së Kosovës
Tifozët e Crvena Zvezdës, të njohur si “Delije” kanë kënduar këngë fyese për shqiptarët në pikën kufitare të Jarinjës, shkruan Gazeta Express.
Ata nuk janë lejuar të futeshin në territorin e Republikës së Kosovës, ndërkohë nga mllefi kanë nisur të këndojnë këngë nacionaliste.
“Shqiptarët u ngritën në këmbë për të na e marrë Kosovën, por Shën Sava na ka lënë një amanet për ta mbrojtur Kosovën tonë”, kanë kënduar ata.
Gjithashtu, tifozët serbë kanë kënduar edhe “Oj Kosovë o vendi im”, duke pretenduar se Kosova është vend i tyre.
Sidoqoftë, njëjtë si ta, as kontingjenti i ekipit të Crvena Zvezdës nuk u lejua të futej në territorin e Republikës së Kosovës, duke u penguar nga njësia speciale e Policisë së Kosovës.
Ekipi serb po planifikonte ta zhvillonte sot ndeshjen e Kupës së Serbisë në Kosovë ndaj Trepçës serbe.