Futbollisti gjerman Bastian Schweinsteiger ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike, për çka në aeroportin O’Hare të Chicagos u prit nga tifozët e ekipit të tij të ri Chicago Fire.
Futbollisti gjerman me një përvojë të madhe, Bastian Schweinsteiger braktisi anglezët të Manchester United ku ishte në “mëshirën” e trajnerit Jose Mourinho i cili nuk i dha minutazhin e dëshiruar, duke vendosur vazhdimin e karrierës në ligën amerikane MLS, më konkretisht në ekipin Chicago Fire.
Ndryshe, bashkëshorti i yllit të tenisit, Ana Ivanoviç, Sweinsteiger, me kombëtaren gjermane është kampioni aktual botëror në futboll.