Tifozët në Evian nuk reshtën së mbështeturi Kombëtaren në miqësoren ndaj Ukrainës edhe pse rezultati ishte i thellë në favor të miqve.
Por pas përfundimit të saj, ata janë shfaqur tejet të irrituar teksa kanë detyruar trajnerin Panucci të ndërpresë intervistën për “Supersport”.
Panucci, në fillim të intervistës, u shpreh se lojtarët nuk ishin në kondicionin e duhur dhe kjo ishte shkaku kryesor i dy humbjeve radhazi.
Më pas, vërshëllimat dhe thirrjet kundra tij nga tifozët kanë bërë që lojtari të largohet menjëherë nga intervista “live”.