Ultrasit e PAOK-ut kanë hedhur sende nga lart, dhe njëra prej tyre ka prekur në nofull trajnerin të Olimpiakos, Oskar Garcia, duke e dëmtuar keq.
Trajneri Garcia është detyruar të shkojë drejt spitalit, sepse dyshohet se mund t’i jenë thyer dhëmbët.
Në këto kushte, ndeshja u vendos të shtyhej, pasi situata në stadium ishte shumë e tensionuar.
Ultrasit e PAOK-ut ishin protagonistë edhe në episode të tjera përgjatë ndeshjes.
Në njërën prej tyre ata hynë në fushë me fytyra të mbuluara dhe me një flamur bullgar ku shkruhej “Gate 4” (emri i një prej grupimeve më famëkeqe të ultrasve të PAOK-ut).
https://youtu.be/kFVCvhwchF8