Tifozët e Nigerisë shfaqën tërbimin e tyre pasi vendi nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës për herë të parë në 16 vjet, duke hyrë në fushë dhe duke shkaktuar dëme në Stadiumin Kombëtar ‘Moshood Abiola’.
Tifozët dëmtuan portat dhe stolat, duke vrapuar në fushë dhe rreth stadiumit.
Gazi lotsjellës u hodh për t’i dhënë fund kaosit, ndërkohë që po ashtu kishte dhunë mes tifozëve vendas dhe atyre kundërshtarë.
Reagimi erdhi pasi Nigeria u mposht ngushtë në play-offin kualifikues për Kupën e Botës nga Gana.
Nigeria mungoi në vitin 2006, por ka qenë në çdo Kupë Bote që kur dolën në raundin e 16-të në ShBA më 1994.