Tifozët serbë, e veçmas ata të Yllit të Kuq, njihen si një nga tifozëritë më raciste në botën e sportit.
Ata e vërtetuan këtë gjë në ndeshjen e fundit të vaterpolos ku u ballafaquan skuadra e tyre, Ylli i Kuq me Sabac-in.
Grupi i tifozëve të Yllit të Kuq, që quhet Delija, erdhën në këtë ndeshje për të mirëpritur trajnerin me prejardhje kroate, Marko Viçeviq, për të cilin ishte ndeshja debutuese me klubin nga Beogradi.
Mirëpo, Viçeviq nuk u prit ashtu siç mendoi në këtë takim, pasi që tifo-grupi “Delija”, nuk e dëshiruan ardhjen e tij në skuadër.
Arsyeja e vetme pse Viçeviq nuk ishte i dëshiruar nga ta, ishte sepse profesionisti malazez, i lindur në Kotorr, është me origjinë kroate.
“Šiptar, Hrvat, balija, nisu moja bratija”, apo në gjuhën shqipe “shqiptarët dhe kroatët nuk janë vëllezërit e mi”, shkruhej në pankartën e vendosur nga tifo-grupi “Delija”, duke kundërshtuar ardhjen e trajnerit kroat në skuadrën e tyre.
Gjithashtu ata brohorisnin “Marko Viçeviq kurrë nuk do të jesh pjesë e klubit tonë”.
Kujtojmë që Marko Viçeviq ishte një nga vaterpolistët më të mirë në botë, i cili fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike me Ish-Jugosllavinë në vitin 1988.
Kulmi i brohoritjes raciste nga tifozët e Yllit të Kuq, erdhi kur ata këndonin kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiç-in.