Sot në 20:00, në stadiumin “Air Albania Arena”, në kuadër të eleminatorëve për Champions League, Tirana pret ekipin e njohur serb Crvena Zvezda.
Ndeshja ka ngjallur shumë kuriozitet por edhe ‘frikë’ për sigurinë duke patur parasysh edhe marrëdhëniet mes dy popujve.
Nga ana tjetër, disa tifozë të Tiranës përmes një banderole të shpalosur pranë stadiumit ku do të luhet sfida, kanë dhënë një mesazh për raportet mes vendeve dhe për luftën e fundit në Kosovë.
“Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gra e fëmijë”, shkruhet në banerin e shpalosur pranë stadiumit ku do të luhet pas pak orësh ndeshja e futbollit.
E natyrisht në një baner të tillë ku flitet nuk kishte si të mos jetë i shfaqur edhe heroi kombëtar Adem Jashari që bashkë me familjen e tij u vranë gjatë një dyluftimi me forcat Serbe, gjatë luftës në Kosovë.
Ndryshe, sot gjatë ditës është raportuar se nga frika se gjatë ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Crvena Zvezda mund të përsëritet skenari i dronit si në Beograd 6 vjet më parë, ka bërë që policia të ndërhyjë për të bllokuar valët e celularëve.