Tifozët shpërblejnë Atdhe Nuhiun, e votojnë si më të mirin

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 10:19 | Nga

Atdhe Nuhiu, sulmuesi kosovar është votuar si lojtari i muajit mars nga tifozët e Sheffield Wednesday.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka pasur një formë fantastike nën menaxhimin e trajnerit, Jos Luhukay, shkruan IndeksOnline.

Golat e tij dhe performanca e jashtëzakonshme me ndikim të fitoreve, ka qenë arsyeja kyçe për 85 përqindëshin e votave të marra nga tifozët.

Nuhiu shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij kundër Leeds, poashtu shënoi dy gola në fitoren 4 me 1 kundër Prestonit. Kurse dje në ndeshjen kundër Sunderlandit, kosovari shënoi një gol.

Në 33 takime në të gjitha garat këtë sezon, Nuhiu ka shënuar 10 gola.

Për këto paraqitje mbresëlënëse, sulmuesi kosovar shumë lehtë mund ta fitojë një kontratë të re nga klubi anglez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme